Kosova

Kosova dhe Serbia duhet të shqyrtojnë seriozisht propozimin franko-gjerman, thotë von Cramon


Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka sugjeruar që Kosova dhe Serbia duhet të shqyrtojnë seriozisht propozimin franko-gjerman sepse siç tha ajo “ekziston mundësia që propozimi tjetër të mos jetë më i mirë se ky i fundit”.

Ajo në një intervistë për të përditshmen serbe “Nova”, theksoi se Brukseli “plotësisht dhe në mënyrë të palëkundur” e mbështet punën e të dërguarit special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe beson se synimi që të arrihet një marrëveshje finale deri në vitin 2024 “mund të jetë realist”.

Duke folur për refuzimin e Serbisë që t’i vë sanksione Rusisë, ajo pohoi se pala serbe “nuk ka qenë kurrë më larg Evropës dhe reputacioni i saj është më i keqi që nga viti 1999”.

“Njerëzit rrotullojnë sytë kur përmendet Serbia në takimet brenda institucioneve evropiane”.

Gjithashtu, eurodeputetja i bëri thirrje institucioneve serbe që të zgjohen nga gjumi dhe vlerësoi se ndryshimet gjeopolitike në Evropë dhe ndikimi i tyre është i ngjashëm me rënien e Murit të Berlinit.

“Unë ende nuk e kuptoj se si presidenti Vuçiç apo dikush në qeveri i kupton ndryshimet tektonike në Evropë dhe ndikimin që është i ngjashëm me rënien e Murit të Berlinit”

“Prandaj, mesazhi im për të gjithë në Serbi është: zgjohuni dhe mos flini përsëri nga shembja e këtij muri”, përfundoi ajo.

Ekskluzive, “korniza e re” në dialog: Marrëveshje përmbajtësore vitin e ardhshëm, finalja pas 10 vjetësh – Kosova fiton njohje nga 5-shja e BE’së, anëtarësim në organizata; Serbia përfiton ndihma masive

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore