Kosova

Kosova dhe Bullgaria me memorandum bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural


Kiril Vatev dhe Faton Peci

Ministria e Bujqësisë së Kosovës dhe ajo e Bullgarisë, këtë të enjten, kanë nënshkruar një Marrëveshje të Bashkëpunimit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Marrëveshja e cila ka zytarizuar bashkëpunimin ndër-institucional dhe ndërshtetëror është nënshkruar në një ceremoni zyrtare ku kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ai i Bullgarisë, Kiril Vatev.

Kjo marrëveshje, sipas Pecit, vjen si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit të Kosovës për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.

“Përmes këtij memorandumi synojmë që ta intensifikojmë bashkëpunimin në fushat me rëndësi si: ushqimi, blegtoria, kultivimi i bimëve, kultivimi i hardhisë dhe prodhimit të verës, zhvillimi rural, peshkimi dhe akuakultura, bimët mjekësore dhe bujqësia organike”.

Memorandumi në fjalë, sipas Pecit, do të ketë si synim edhe ngritjen e kapaciteteve humane përmes realizimit të hulumtimeve, trajnimeve dhe shkëmbimit të ekspertizave e eksperiencave në teknologjinë bujqësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore