Përballje

Kosova barazon në udhëtim te Greqia, mbetet në vendin e fundit në grup


Kombëtarja e Kosovës në futboll, ka barazuar me rezultat 1:1, në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës, “Katar 2022”.

Me këtë barazim, Dardanët mbeten në vendin e fundit të Grupit B, me pesë pikë të grumbulluara, në tetë ndeshje të zhvilluara.

Sa i përket ndeshjes, djelmoshat e Kosovës nuk e nisën edhe aq mirë, ku grekët më shumë kërkuan golin dhe atë e gjetën në fundin e pjesës së parë, me anë të Georgios Masouras.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Greqisë, ndërsa në të dytën Dardanët u ngjallën, duke kërkuar më shumë nga kjo ndeshje.

Vedat Muriqi ishte i pafat, kur në minutën e 56-të goditi transversalen.

Dhe, pas shumë insistimeve, goli erdhi në minutën e 76-të, kur mbrojtësi Amir Rrahmani u gjend më së miri në zonë, pas një harkimi nga Edon Zhegrova.

Pra, me kwtw barazim, Kosova e mbyll këtë aventurë në Kupën e Botës me pesw pikë në fundin e tabelës, derisa Greqia u rendit e treta me 10 sosh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore