Shqipëria

Korsi “e zanun”


Me përurimin e rrugëve të reja në Tiranë, hapësirat rrugore dedikuar përdoruesve të biçikletave janë zgjeruar me dy sense. Por kjo korsi shihet dhe përdoret si vendqëndrim alternativ nga drejtuesit e automjeteve.

Në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë, Neni 156, parashikohet ndalimi i qëndrimit në korsitë për biçikleta dhe mjete të ngjashme me to. Gjoba administrative për drejtuesin e mjetit në këto raste varion nga 1 mijë deri në 4 mijë lekë.

Problematika është e dëshmuar në shumë prej rrugëve të Tiranës. Dy prej të cilave, njëra në rrugën e Durrësit, dhe tjetra në rrugën Myslym Shyri. Të dyja janë zona ku makinat qarkullojnë në një sens unik. E gjitha kjo përkthehet në burim trafiku apo edhe shqetësime kundrejt përdoruesve të biçikletës.

Në imazhet e publikuara nga “Albanian Post”, makinat janë të fikura, pa drejtuesin e automjetit brenda. Përdoruesit e biçikletave detyrohet të devijojnë nga korsia e automjeteve dhe jo pak herë kanë qënë edhe burime aksidenti. Këta përdorues të biçikletave detyrohen të devijojnë dhe bëhen automatikisht të dënueshëm me gjobë në masën e 1 mijë lekëve.

Rrugë e re me korsi “të zanun”. Një tjetër ditë në kryeqytet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore