Boterori 2022

Koreja e Jugut përmbys Portugalinë për të kaluar në 16-she, eliminohet Uruguaj


Një tjetër surprizë në këtë Kupë Bote ka ardhur nga Grupi H, ku Koreja e Jugut ka përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1 përballë Portugalisë dhe është kualifikuar në raundin e të 16-ve.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Uruguaj ka mundur 2-0 Ganën, por atyre u nevojitej edhe një gol për të kaluar në raundin tjetër. Një gol i cili nuk erdhi dhe për pasojë, aventura e tyre në këtë Kupë Bote përfundon këtu.

Gana ishte kombëtarja më e avantazhuar për tu kualifikuar nga ky grup pas Portugalisë, në fillimin e ndeshjeve të kësaj të premte. Ata renditeshin të dytët me tre pikë dhe me vetëm një barazim kalonin më tej.

Notat e lojtarëve, Gana – Uruguaj:

Notat e lojtarëve, Koreja e Jugut – Portugali:

Renditjen përfundimtare në Grupin H e udhëheq Portugalia me gjashtë pikë. Ndiqet nga Koreja e Jugut me katër pikë. Po katër pika ka dhe Uruguaj që përfundon i treti. Ndërsa Gana qëndron në fund me tre pikë.

Portugalia do të ndeshet në raundin e të 16-ve me skuadrën që del e dyta në grupin G. Një vend që do të merret nga një prej skuadrave Brazil, Zvicer, Kamerun, Serbi.

Koreja e Jugut do të përballet në 16-she me vendin e parë në Grupin G. Një vend që më shumë diskutohet mes Brazilit dhe Zvicrës (duke marrë parasysh renditjen aktuale në grup).

Raundi i të 16-ve:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore