Shqipëria

Korçë/ Sekuestrohen 32.5 kg kanabis, 4 të arrestuar


Në kuadër të operacionit “Finish”, është bërë i mundur arrestimi i katër personave duke e çuar në 12 numrin e personave të arrestuar.

Grupi i arrestuar  ishin pjesë e një strukturure kriminale që merreshin me shpërndarje droge.

Gjithashtu  janë shpallur në kërkim dy persona dhe janë sekuestruar  32,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Grup i strukturuar kriminal ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qarqet Korçë dhe Fier.

“Në të tria fazat e operacionit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 12 shtetas”, shkruhet në deklaratën e policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore