Teknologji

‘Kopjimi kinez’ i piraterisë


Studjuesit izraelitë kanë dalë në përfundimin se spiunët kinezë kanë përdorur kodin e parë të zhvilluar nga Agjensia e Sigurisë Kombëtare (NSA) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbështetur operacionet e tyre të piraterisë.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se ky operacion është një tregues tjetër se si software-i me qëllim të keq i zhvilluar nga qeveritë mund të shërbejë si bumerang kundër vet krijuesve.

Në raportin e lëshuar nga Check Point Software Technologies me qendër në Tel Aviv,  disa nga karakteristikat e një pjesë të malware-it të lidhur me Kinën i cili quhet Jian, kanë qenë të ngjashme sa mund të ishin vjedhur vetëm nga mjetet e ndërhyrjes së Agjensisë së Sigurisë Kombëtare.

Ato janë zbuluar në internet në vitin 2017 dhe sipas kreut të kërkimit në Check Point, Yaniv Balmas, Jian-i ka qenë një lloj “kopjimi kinez”.

“Zbulimi vjen ndërsa disa ekspertë argumentojnë se spiunët amerikanë duhet të kushtojnë më shumë energji për të rregulluar të metat që ata gjejnë në software, në vend që të zhvillojnë dhe vendosin një software me qëllim të keq për ta shfrytëzuar atë”, shton Reuters.

Nga ana tjetër, NSA-ja nuk pranoi të jepte komente Edhe ambasada kineze në Washington nuk ka pranuar t’i përgjigjet kërkesave për koment.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore