Si një “hap të rëndësishëm drejt integrimit” e ka cilësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gatishmërinë e serbëve për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet një postimi në platformën sociale, Facebook, Kurti ndërsa ka treguar numrin e serbëve që kanë aplikuar për konvertimin e patentë-shoferëve, ka potencuar se ky proces ka kaluar “pa asnjë incidente apo ankesë”.
“6509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Vetëm në katër komunat në veri të shtetit tonë, u konvertuan 5732 patentë-shoferë, prej të cilave 2018 në Leposaviq, 1576 në Mitrovicën Veriore, 1177 në Zveçan dhe 961 në Zubin Potok”, shkroi Kurti.
Kurti ndër të tjera ka falënderuar të gjithë serbët të cilët “shfrytëzuan pozitivisht këtë mundësi”.
Procesi i konvertimit të patentë shoferëve nisi më 9 maj dhe ishte i paraparë që të zgjaste deri më 9 gusht.
Por, me arsyetimin se kërkesa për këtë proces është i lartë, ky proces u shtye edhe për 2 javë – pra deri më 23 gusht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Abdixhiku pyetet për koalicion të mundshëm me LVV-në: Kemi probleme të thella ideologjike dhe të mirëbesimit
-
23 Ditët e Testit për Kosovën: Vuçiç Fiton Terren, Albin Kurti Humbet Aleatët
-
Sinani thirrje për mobilizim: Të bashkohemi kundër diskriminimit dhe padrejtësive
-
Abdixhiku: Kurti i mbron njerëzit e korruptuar, Qeveria e tij përplot me korrupsion
Lajmet kryesore
-
23 Ditët e Testit për Kosovën: Vuçiç Fiton Terren, Albin Kurti Humbet Aleatët
-
Bien aplikimet e shqiptarëve për azil në BE
-
Bejrut, Hezbollahu mes parashikimeve dhe maktheve: “Po sikur Izraeli të godasë Nasrallahun?”
-
Abdixhiku pyetet për koalicion të mundshëm me LVV-në: Kemi probleme të thella ideologjike dhe të mirëbesimit