Kulturë

Konvertimi i mullirit në shtëpi banimi


Mulliri i cili u shendrrua në shtëpi banimi

Frymëmarrja e jetës së re në një ndërtesë të vjetër, shpjegojnë arkitektëtët Ján Stempel dhe Heinz Tesar, për amazing architecture.

Që në takimin tonë të parë me pronarët, ishte e qartë se çfarë kushtesh duhet të plotësonte shtëpia e tyre e ardhshme.

“Duhet të jetë e freskët, por edhe jo modeste, ky përshkrim i qartë pasqyronte mënyrën e jetesës dhe karizmin e këtij çifti modest të martuar”, tregojn Stempel dhe Tesar.

Ky objekt funksiononte si mulli por, nga lashtësia që ishte rrënuar, vite pa kujdes dhe riparim.

“Lagështia dhe struktura e pafavorshme e ndërtesës na shtynë të zgjidhnim një zgjidhje radikale: në vend të ‘kirurgjisë plastike’, një ‘transplant’ të gjerë”.

Në fillim të punës, askush prej tyre nuk e dinte se do të përfundonim duke i dhënë frymë të re një ndërtese të vjetër.

“Këtu në këtë shtëpi, ne nuk do të ndërtojmë, por do të rinovojmë”, thonë ata.

Po ashtu, ata tregojnë se sapo kishin filluar të kërkojnë një vend të përshtatshëm ku mund të qëndronte shtëpia.

“Dëshira e klientëve për të jetuar në vetmi u plotësua nga vendndodhja e një mulliri pranë një pellgu të mëparshëm”.

Jo vetëm në mënyrë sipërfaqësore, por rigjallërim i të gjithë ndërtimit themelor, që tw ruhet hijeshia e shekujve me radhë.

Detyra kryesore në këtë objekt ishte futja e ajrit dhe dritës në brendësi të ndërtesës, duke ruajtur vjetërsinë e mureve prej guri, në përgjithësi.

Rezultati ishte një oborr spanjol brenda gjurmës origjinale të ndërtesës, dhe prej këtu rrezet e diellit mund të hynin në shtëpi nëpërmjet “seksionit tërthor” të xhamit.

Heinz Tesar, është një arkitekt austriak i cili ka një reputacion ndërkombëtar për arkitekturën e tij të kishës dhe muzeut.

Tesar studioi arkitekturë nga viti 1961 deri në vitin 1965 në Akademie der bildenden Künste në nivelin master të Roland Rainer.

Pas disa qëndrimesh në Hamburg, Mynih dhe Amsterdam, ai hapi studion e tij në Vjenë në vitin 1973.

Ndërkaq, Ján Stempel, është një arkitekt çek me origjinë sllovene, një pedagog i arsimit të lartë në Fakultetin e Arkitekturës ČVUT në Pragë dhe është një i autorizuar i Dhomës Çeke të Arkitektëve.

Është diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Teknik të Budapestit, Budapest Műszaki és Gazdaságtudományi Egyetem.

Gjithashtu, në verën e viteve 1984 dhe 1991 punoi në studion SIAL në Liberci.

Arkitektët Ján Stempel dhe Heinz Tesar

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore