Kosova

Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me Ministrinë e Punëve të Jashtme


Komisioni Hetimor Parlamentar për MPJ-në

Të mërkurën është votuar për themelimin e Komisionit Hetimore Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës së anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Komisioni në fjalë është themeluar pas iniciativës së Partisë Demokratike të Kosovës si pasojë e disa kontratave që ky dikaster kishte lidhur, ku njëra ndër ta ishte edhe kontrata e Gani Jakupit, si “këshilltari i jashtëm” me pagesë plotë 7 mijë e 500 euro.

Ky komision paraprakisht ishte votuar në Kuvendin e Kosovës me 62 vota pro.

Kundërshti për themelimin e këtij komisioni në anën tjetër kanë shprehur deputetët e partisë në pushtet.

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, ka pretenduar se themelimi i Komisionit, po bëhet bash në ditën kur Kosova po shënon sukses në diplomaci, siç është anëtarësimi në Këshillin e Evropës.

Ky Komision përbëhet nga 11 anëtarë.

Ariana Musliu-Shoshi, Hisen Berisha nga PDK.

Haxhi Avdyli, Jeta Statovci, nga Lista Guxo.

Gazmend Gjyshinca, Fitore Pacolli, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Rrezarta Krasniqi, Vlora Dumoshi  nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Erxhan Galushi nga partitë jo-shumicë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore