Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve APA ka thënë se Prishtina synon të paraqesë kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.
“Vizioni im do të ishte që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë. Nga njëra anë, dallimet në zhvillim nuk janë aq të mëdha dhe nga ana tjetër, ato mund të parandalojnë bllokadat e ndërsjella”, tha Konjufca.
Ai ka theksuar se nuk duhet të jetë një dhuratë apo një premtim i garantuar, por “duhet të vendoset një afat kohor prej gjashtë deri në tetë vjet me udhëzime dhe procese reformuese të caktuara, të cilat duhet të zbatohen brenda asaj periudhe”.
Konjufca shtoi se nuk ka dyshim se qëndrimi i BE-së ka ndryshuar, por shtoi se nëse e ardhmja evropiane e rajonit do të vihej në pikëpyetje, do të ishte lajmi më i keq i shekullit të 21-të, para së gjithash për shkak të asaj që po ndodh aktualisht në Ukrainë.
Për dialogun me Beogradin, Konjufca ka shprehur pesimizëm se mund të arrihet ndonjë marrëveshje.
Kur u pyet për dialogun me Serbinë, Konjufca potencoi se “kemi ardhur në përfundim se tani ka vetëm një çështje të pazgjidhur, ajo është njohja”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Vukoviç: Forcimi i shtetësisë së Kosovës tërboi nacionalistët në Serbi, prandaj u shpërdorua potenciali i normalizimit
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit
-
Osmani thotë se Kurti e Gërvalla e prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin të Evropës
-
Osmani: Jemi njoftuar se disa shtete kanë kërkuar të mos hiqen masat ndaj Kosovës
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit