Kosova

Konjufca në takim me komandantin e KFOR-it, diskutuan për veriun


Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe komandanti i përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të enjten në takim komandantin e përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë, me theks të veçantë për masat e ndërmarra në pjesën veriore të vendit pas zbatimit të reciprocitetit për targat.

Konjufca deklaroi se Serbia mbetet burim destabiliteti në Kosovë e rajon.

Ndërsa, shprehu mirënjohje për kontributin e KFOR-it dhe domosdonë e thellimit të bashkëpunimit në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe komandanti i përgjithshëm të KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, KFOR, kanë thënë se mbajnë qëndrim të paanshëm lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës, teksa shtojnë se komandanti i KFOR-it, gjenerali Franco Federici, është duke mbajtur kontakte me të gjitha palët.

KFOR-i përmes një video-incizimi në Facebook, ka njoftuar se i është përgjigjur zhvillimeve të fundit në Veri të Kosovës, me rritjen e patrullimeve përgjatë rrugëve të bllokuara dhe duke vendosur njësi në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.

“KFOR-i i drejtuar nga NATO ka shtuar patrullimet përgjatë rrugëve kryesore të trafikut të prekura nga bllokimet e rrugëve dhe ka vendosur njësi në pikat e kalimit kufitar Jarinje dhe Bërnjak. KFOR -i mban një qëndrim të paanshëm, të fuqishëm, të shkathët dhe fleksibël për t’u marrë me të gjitha rastet e mundshme”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore