Lajme

Konjufca në SHBA, vizitën e nis nga ambasadori Dugolli


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ambasadori Ilir Dugolli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vizitën e tij e ka nisur me ambasadorin Ilir Dugolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Washington përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Nder i veçantë vizita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në Ambasadën e Republikës së Kosovës në SHBA, në nisje të vizitës në Ëashington, D.C. Kryeparlamentari Konjufca dhe delegacioni i përbërë nga Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, Shefi i Stafit Ilir Kërçeli dhe Këshilltari Donik Sallova, u pritën nga Ambasadori Ilir Dugolli dhe stafi i  Ambasadës”, thuhet në komunikatë.

Edhe më 27 mars, Konjufca kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me ftesë të Kongresit Amerikan.

Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, ishte paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Konjufca, kishte zhvilluar një takim edhe me mërgatën shqiptare, ku kishte thënë se mërgata shqiptare në SHBA është e gatshme ta ndihmojë Kosovën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore