Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka konfiskuar tri armë gjuetie të dielën në Leposaviq.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Më 23 janar, Policia e Kosovës, ka kryer një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur disa produkte medicinale, të cilat nuk dihet se kujt i takojnë.
Lajmin për Albanian Post e kishte konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
“Jemi duke vazhduar aksionin, janë gjetur disa produkte medicinale të cilat nuk dihet se kujt i takojnë. Do të thotë kontrollimi po kryhet në një vend ku ka produkte medicinale”, kishte thënë Elshani.
Më 22 janar, edhe Dogana e Kosovës, ka bërë të ditur se është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të paligjshme në Zveçan.
“Njësitë e kundër kontrabandës të Doganës me asistencë të Policisë sot në Zveçan kanë realizuar një operacion të suksesshëm, duke konfiskuar një sasi të konsiderueshme mallrash të paligjshme në një depo. Gjatë këtij aksioni, janë kapur dhe konfiskuar: 280 copa pije të forta alkoolike, 300 copa verëra të ndryshme, si dhe 180 produkte kozmetike të ndryshme”, thuhet në komunikatë.
Ky aksion thuhet se është realizuar mes njësive të Doganës dhe Policisë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar trafikun e mallrave të paligjshme.
Ndërsa, kanë bërë thirrje tek të gjithë qytetarët dhe bizneset që të raportojnë çdo informacion të dyshimtë dhe të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.
Edhe më 6 janar, Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kishte , konfiskuar mbi 10 mijë euro mallra të kontrabanduara në një biznes për tregtim të telefonave në Komunën e Gjakovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Mesazhi i Kurtit pas fitores ndaj Qipros: Nga një gol për secilin gol të pranuar kundër Rumanisë, një më shumë për ata që besuan
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it patrullojnë në Leposaviq
-
Kilaj kërkon leje nga Gjykata Speciale që t’i kalojë pushimet në Shqipëri
Lajmet kryesore
-
Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ opozitën, Tavos i hapet rruga e betimit
-
Arrest shtëpie për kryebashkiakun e Tropojës dhe zv.kryetarin, SPAK: Shkelën ligjin për ndërtimin e 2 rrugëve
-
Hapa të kujdesshëm nga Kievi dhe Moska për planin e paqes të Scholz, por kancelari kritikohet brenda vendit
-
Zgjedhjet në SHBA | Ben-Meir: Harrisi s’do të ndryshojë qasjen rreth dialogut – Trumpi do të ndikohet nga pikëpamjet e Putinit