Lajme

Konfiskohen mbi 500 kilogramë drogë në Nish, dyshohet se u fut nga Kosova


Policia serbe ka arrestuar një person në Nish, pasi në kamionin e tij ka gjetur mbi 500 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjell “N1.rs”, kamioni është futur nga Kosova, ndërkohë që marihuana është bartur më herët nga Shqipëria.

Sipas Policisë, droga ishte e destinuar për shitje në Serbi.

Me vendim të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve. Në ngarkesën e zbuluar ishin 134 pako, me peshë të përgjithshme 520 kg.

I dyshuari N.I. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka uruar policinë për këtë aksion, ndërkohë ka thënë se “Serbia nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për tregtarët e drogës dhe trafikun e drogës”.

“Vazhdon lufta e ashpër e MPB-së me shpërndarësit e drogës, pavarësisht nëse Serbia është vend tranzit apo destinacion final për shitjen e drogës, me të njëjtën vendosmëri dhe luftë do të arrestojmë këdo që importon dhe shet drogë në vendin tonë”, tha Vulin.

“Serbia kurrë nuk do të jetë vend i sigurt për narkodilerët dhe trafikun e drogës”, tha ministri i policisë Aleksandar Vulin”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore