Lajme

Konfiskimi i marihuanës në kufirin me Serbinë, Sveçla: Jemi të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Edhe një sukses i Policisë së Kosovës mbrëmë”, ka thënë Xhelal Sveçla, pas konfiskimit të 182 kilogramëve marihuanë në vlerë prej 400 mijë eurosh, që po transportohej nga Serbia për Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, Ministri i Punëve të Brendshme shprehu përkushtimin e dikasterit që ai udhëheqë në luftën ndaj dukurive negative.

Foto: Xhelal Sveçla

“Mbesim të përkushtuar dhe të pakompromis në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon jetën e qytetarëve tanë dhe sigurinë e vendit tonë”, shkroi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore