Lajme

Konfirmohet – “Këshilltari” i parë rus u vra në shpërthimin në Mali


Një shtetas rus që vepronte përkrah ushtarëve të Malit u vra nga një bombë në anë të rrugës në shtetin Sahel.

Kjo ka shënuar vdekjen e parë të konfirmuar të atyre që në Mali përshkruhen zyrtarisht si instruktorë ushtarakë rusë.

Sipas një dokumenti të ushtrisë të parë nga “AFP-ja”, përcjell Albanian Post, një njësi e ushtrisë së Malit e shoqëruar nga një “këshilltar rus” goditi një mjet shpërthyes të improvizuar pranë qytetit Hombori të martën.

Këshilltari rus vdiq pasi u transportua me avion në qytetin qendror të Malit, Sevare, thuhet në memorandumin e ushtrisë maliane.

Një zyrtar, në një spital në Sevare, i cili kërkoi të mos i përmendet emri, konfirmoi vdekjen dhe tha se rusi ishte rreth të 30-ave.

Një zyrtar i zgjedhur në Malin Qendror, i cili gjithashtu kërkoi anonimitetin, tha se ai “kishte mësuar për vdekjen e një agjenti Wagner”.

MALI - Twitter Search / Twitter

Mali po përpiqet të frenojë grupet e dhunshme të lidhura me al-Qaeda dhe ISIL (ISIS) që kanë fituar terren dhe kanë përshkallëzuar sulmet gjatë dekadës së fundit, duke u përhapur në jug dhe në vendet kufitare në rajonin e thatë Sahel të Afrikës Perëndimore.

Shtetet e Bashkuara, Franca dhe të tjerët, kanë thënë se instruktorët ushtarakë rusë në Mali janë operativë të firmës ruse të sigurisë “Wagner”.

Qeveria e dominuar nga ushtria e Malit, e cila mori pushtetin në një grusht shteti në vitin 2020, ka mohuar pretendimin se “Wagner” po vepron në vend dhe miqësia e ushtrisë maliane me Rusinë ka rritur fërkimet me Francën, aleat tradicional.

Franca, e cila ndërhyri në Mali në vitin 2013, në shkurt vendosi të tërhiqte forcat e saj nga vendi pas një lufte dhjetëvjeçare kundër rebelëve.

Mali: Russian military advisers arrive amid Western pullback | News | DW | 07.01.2022

“Drejtësia efektive për viktimat”

Kombet e Bashkuara thanë të mërkurën se janë “jashtëzakonisht të shqetësuara”, që Mali nuk i ka lejuar hetuesit e tij të pavarur të vizitojnë një qytet ku trupat lokale dhe luftëtarët e dyshuar rusë dyshohet se vranë qindra civilë.

Të paktën 300 burra besohet se janë ekzekutuar në mënyrë të përmbledhur gjatë një bastisjeje të 27-31 marsit në Moura, qytet me rreth 10 mijë banorë, i cili thuhet se është infiltruar nga luftëtarë të armatosur, sipas një raporti të “Human Rights Watch”.

Të mbijetuarit e operacionit ushtarak thanë se mercenarë të bardhë, të dyshuar se ishin rusë, morën pjesë në masakrën që shkaktoi zhurmë ndërkombëtare dhe bëri që OKB-ja të hapte një hetim.

Wagner Group in Africa - Centre for Strategic and Contemporary Research

Në një deklaratë, zëdhënësi i OKB-së, Seif Magango, tha se burime të pakonfirmuara sugjeruan se numri i të vdekurve nga bastisja në Moura mund të jetë deri në 500, kryesisht civilë.

Ushtarët gjithashtu thuhet se përdhunuan, plaçkitën dhe arrestuan arbitrarisht një numër banorësh të Moura-s, thuhej në deklaratën e OKB-së.

Ushtria e Malit ka mohuar akuzat për një masakër, duke thënë se kishte kryer një operacion profesional për të sulmuar rebelët në Moura dhe se do të kryente vlerësimin e vet.

Si Mali, ashtu edhe Rusia, kanë thënë më parë se rusët që veprojnë në vend nuk janë mercenarë, por trajnerë që ndihmojnë trupat lokale me pajisjet e blera nga Rusia.

Qeveria ruse ka mohuar gjithashtu lidhjet me grupin “Wagner”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore