Shqipëria

Konferencën e Kryetarëve e keni kthyer në bunker, thotë Basha


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit kërkoi të futet në rendin e ditës debati për amendamentin për ndihmën ndaj Kosovës.

Sipas tij ky amendament prej muajsh mbahet në sirtar.

“Ka 4 muaj që mbani në sirtar amendamentin për Kosovën. Ka nevojë të votohet amendamenti. E keni kthyer në bunker Konferencën e Kryetarëve. Pres përgjigje. Çfarë keni bërë me vetting-un e politikanëve”.

Më tej Basha tha se nuk është zhvilluar as debati për heqjen e imunitetit të deputetëve.

“Ku i keni këto akte. Dy interpelanca me kryeministrin. Amendamenti 50 milionë euro për buxhetin e Kosovës. Projekt vendimi për heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Pres përgjigje, pse nuk vijnë në seancë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore