Kulturë

Konferenca “Kthesa Hapësinore në Filozofi” – sjell në Kosovë emra të shquar të filozofisë botërore


Kthesa Hapësinore në Filozofi

Në shënim të Ditës Botërore të Filozofisë, në Prishtinë për herën e XII është organizuar Konferenca Ndërkombëtare nga filozofët e Kosovës.

Konferenca tërë ditore nën titullin “Kthesa Hapësinore në Filozofi” është mbajtur të enjtën e 18 nëntorit në ambientet e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (UP).

Shoqata e Filozofëve të Kosovës (SHFK) në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës ka pritur në panel profesorë të huaj, ndër emrat më të njohur të filozofisë aktualisht.

Jeff Malpas nga Universiteti i Tasmanisë në Australi mori pjesë në Konferencë me temën “Antropologjia” e Botës: Heidegger, Char, Camus”.

Jeff Malpas nga Universiteti i Tasmanisë në Australi mori pjesë në Konferencë me temën “Antropologjia” e Botës: Heidegger, Char, Camus”.

Pjesë e Konferencës ishte edhe filozofi dhe profesori kosovarë, Astrit Salihu me temën “Peter Sloterdijk: Spacializimi i Ekzistencës”.

Filozofi Astrit Salihu nga Universiteti i Prishtinës – me temën “Peter Sloterdijk: Spacializimi i Ekzistencës”.

Gjithashtu, Jonathan Hale nga Universiteti i Nottingham ishte njëri ndër folësit kryesorë me temën “Sensibiliteti Tektonik në Arkitekturë: Nga Parahumanja te Posthumanja”.

Jonathan Hale nga Universiteti i Nottingham, me temën “Sensibiliteti Tektonik në Arkitekturë: Nga Parahumanja te Posthumanja”

Ardita Byci–Jakupi, profesoreshë në fakultetin e Arkitektures dhe Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës mori pjesë në Konferencë me temën “Dimensioni mendor dhe shpirtëror i vendit – një qasje fenomenologjike në arkitekturë dhe urbanizëm”.

Ardita Byci–Jakupi, Universitetin e Prishtinës, me temë “Dimensioni mendor dhe shpirtëror i vendit – një qasje fenomenologjike në arkitekturë dhe urbanizëm”.

Studentja e Universitetit të Leuvenit në Belgjikë, Gjiltina Isufi mori pjesë në konferencë me temën “Hapësira e brendshme dhe vetja: Në kërkim të Foucault tek Rue de Vaugirard”.

Pjesë e panelit të tretë ishte Luka Janes, profesor në Universitetin e Zagrebit me temën “Karakteri Hapësinor i Trupit të reflektimi i përpjekjeve psikopatologjike te Merleau-Ponty.

Arkeologu Arianit Buqinca nga Instituti Albanologjik i Prishtinës ka prezantuar në konferencë për “Hapësirën e vendbanimeve të fiseve antike pararomake në Evropën Juglindore”.

Arkeologu Arianit Buqinca nga Instituti Albanologjik i Prishtinës- “Hapësira e vendbanimeve të fiseve antike pararomake në Evropën Juglindore”.

Profesori i shquar Graham Harman nga Instituti i Arkitekturës në Kaliforninë Jugore ishte prezantuesi i fundit në Konferencë, me temën “Hapësira dhe Arkitektura në Ontologjinë e Orientuar kah Objektet”.

Konferenca është mbajtur në formën hibride, fizike dhe virtuale, dhe ishte e hapur për pjesëmarrje për të gjithë të interesuarit.

Tematizimi i Hapësirës në Filozofi është inspiruar nga filozofi i shquar francez, Michel Foucault, i cili këtë epokë e quante si Epoka e Hapësirës.

Andaj, në Prishtinë kjo temë bashkoi në diskutim filozofë, arkitektë dhe arkeologë nga mbarë bota.

Vitin e kaluar për nderë të Ditës Botërore të Filozofisë, SHFK dhe UP kishin organizuar Konferencën “Gjendja e jashtëzakonshme” për shkak të situatës pandemike nga COVID-19.

Kryetari i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Astrit Salihu në përmbyllje të konferencës ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit dhe penalistët.

Ai ka thënë se në konferencën e ardhshme e cila do të mbahet të enjten e tretë të nëntorit, SHFK dhe UP synojnë të sjellin në emra të shquar sikurëse kësaj radhe.

Salihu në emër të shoqatës i ka nda mirënjohje ish kryetares, Hasnije Ilazi për kontributin e dhënë në këtë organizatë.

Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli, në fjalën e tij ka thënë se janë filozofët e Fakultetit Filozofik dhe shoqatës së filozofëve ata të cilët po e promovojnë më së miri mendimin kritik si brenda po ashtu edhe jashtë vendit dhe se kjo konferencë sipas tij është shembulli më i mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore