
Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, ka theksuar sërish në fjalën e saj se vendi ynë i ka përmbushur kushtet dhe duhet caktuar një datë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Konferenca e parë duhet të mbahet deri në fund të presidencës franceze të këshillit”, ka thënë Santos në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian.
Santos ka theksuar se që në relacionin për vitet 2019-2020 është bërë i qartë rekomandimi për hapjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare.
“Tani kemi arritur pothuajse në mesin e vitit 2022 dhe Shqipëria vazhdon të presë”, u shpreh ajo.
Sipas saj vendi ynë pavarësisht mosreagimit nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar të përparojë në rrugën drejt integrimit evropian.
“Është e qartë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjnë një rrugë të gjatë në procesin e reformave. Por kushtet për të mbajtur Konferencën e parë janë respektuar dhe procesi për Shqipërinë nuk duhet të jetë objekt i diskutimeve paralele, duhet të shkojë përpara”, ishte mesazhi dhe thirrja e Santos në Parlamentin Evropian.
Gjatë ditës së sotme u zhvillua një sesion i posaçëm për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Aty theksohej se Maqedonia e Veriut është kandidati më i avancuar për sa i përket procesit të saj të anëtarësimit, dhe raporti i Komisionit për Punët e Jashtme thekson të dhënat pozitive të Maqedonisë së Veriut në tranzicionin e saj drejt demokracisë.
Megjithatë, Bullgaria vazhdon të bllokojë hapjen e negociatave të pranimit për shkak të një mosmarrëveshjeje kulturore, dhe raporti megjithatë i bën thirrje Maqedonisë së Veriut të vazhdojë reformën e saj administrative dhe politike.
Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE nuk kanë filluar ende. Sipas raportit pozita ndërkombëtare e Shqipërisë për korrupsionin madje ka rënë që nga aplikimi i saj në BE në vitin 2014.
Raporti vjetor i Komisionit mbi progresin e Shqipërisë thekson çështjet e vazhdueshme të pavarësisë së gjyqësorit, korrupsionit, lirisë së fjalës dhe të drejtave të pakicave dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare që të eliminimi i korrupsionit dhe kriminalitetit në jetën publike.
Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian më 20 prill ka votuar me 66 vota pro, katër kundër dhe tre abstenime raportin e eurodeputetes Isabel Santos, mbi vlerësimin e Komisionit Evropian për progresin e Shqipërisë në integrimin evropian gjatë vitit 2021.
/Albanianpost.com-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Oran 2022: Atleti shqiptar, Burraj shkon në finale
-
Gjirokastër: Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçari nga Kosova
Lajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur