Muzikë

Komuna e Prishtinës për organizmin e koncertit të Ramë Lahajt ndau 68 mijë euro


Organizimi i Komunës së Prishtinës për koncertin ‘Ramë Lahaj, International Opera Festival’ (RLIOF).

Komuna e Prishtinës për organizimin e koncertit ‘Ramë Lahaj, International Opera Festival’ (RLIOF), ka nënshkruar kontratë në vlerë të 68 mijë e 500 eurove.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat në Prokurimin Publik.

Nënshkrimi i kontratës është negociuar pa publikim paraprak me operatorin ekonomik ‘Opera’ Sh.P.K.

Ndërsa koncerti i cili është mbajtur nga data 21-31 korrik në sheshin ‘Skënderbeu’ ka qenë me pagesë të biletës.

Dokument i publikuar nga Prokurimi Publik.

Lahaj ka bërë të ditur se përmes “Ramë Lahaj Foundation” do të ndihmoj në mbulimin e studimeve të talenteve të dalluar që vijnë si rezultat i masterclasseve dhe festivalit RLIOF.

RLIOF, festivali i parë i operës në Kosovë dhe rajon, me një sërë artistësh vendor dhe ndërkombëtar, solli një atmosferë krejt ndryshe në Prishtinë.

Për të ndjekur koncertin të pranishëm ishin presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ministri i kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e tregtisë dhe industrisë, Rozeta Hajdari, personalitete nga jeta politike dhe arti si dhe shumë qytetarë.

Gjithashtu, Komuna e Prishtinës ka ndarë edhe 150 mijë euro për organizimin e festivalit “Sunny Hill”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore