
Komuna e Prishtinës ka anuluar koncertin e paraparë të mbahet live “Prite n’Shesh”.
Anulimi i përformacës live është bërë në harmoni me vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe Institutit Kombtarë të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHKP) për të parandaluar përhapjen e variantit të ri të virusit Omicron.
Komuna e Prishtinës me anë të një njoftimi për media ka thënë se edhe aktivitetet e bizneseve në “Prite n’Shesh” do të vazhdojnë por vetëm deri në ora 21:30.
“Komuna e Prishtinës ju njofton se duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron.”
“Anulohen përformancat live në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kulturës “Prite n’Shesh” me qëllim të ruajtjes së shëndetit të përgjithshëm publik”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet “Gjithsesi, aktivitetet tjera të ‘Prite n’Shesh’ vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00”.
Komuna ka apeluar qytetarët që të respektojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë që të mbajnë distancë mes tyre dhe të vendosin maskat.
Për fund, Komuna e Prishtinës ka uruar qytetarët me “Urime Festat e Fundivitit!”, thuhet në komunikatë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti takon bashkëkryetarin e SPD-së: Kosova vazhdon të jetë palë konstruktive në dialog
-
Arrestohet personi i katër për vrasjen e Liridona Ademajt, akuzohet për “shitje të paautorizuar të armëve”
-
Pretendimi i Vuçeviç-it: “Situata në Kosovë është kërcënimi më i madh për sigurinë”
-
Pacolli për vrasjen e Liridona Ademajt: Disa njerëz të pa skrupull po përpiqen të ngatërrojnë publikun me gënjeshtra të pakuptimta
Lajmet kryesore
-
“Autonomi dhe Federalizim” – Shqetësimet e Opozitës për draft-statutin e Asociacionit
-
BE-ja mirëpret dakordimin mes KEDS-it dhe “Elektroseverit”: Të zbatohen edhe marrëveshjet tjera
-
SHBA anashkalon rishikimin e Kongresit për shitjen urgjente të predhave të tankeve në Izrael
-
Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, thotë Basha