Pajisje

Kompania Meta afër marrëveshjes për startup-in grek Accusonus


Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta Platforms, është afër blerjes së startup-it grek të software-it audio të quajtur Accusonus.

Kështu ka raportuar një burim për agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Mirëpo, zëdhënësit e Facebook-ut kanë refuzuar ta konfirmojnë marrëveshjen, për të cilën burimi ka treguar se do të shpallej në ditët në vijim.

“Ne nuk komentojmë thashethemet apo spekulimet”, ka thënë një zëdhënës i Facebook-ut në një email.

Nga ana tjetër, as përfaqësuesit e Accusonus nuk i janë përgjigjur thirrjeve apo mesazheve që kërkonin sqarim.

Nëse është e vërtetë, marrëveshja do të shënonte marrëveshjen e dytë të madhe që përfshin një startup grek këtë vit pas blerjes nga JPMorgan të 49 për qind të aksioneve në kompaninë Viva Wallet.

Kjo e fundit është me bazë në Athinë dhe marrëveshja e arritur është subjekt i miratimit rregullator të shpallur javën e kaluar.

Kompania ka punësuar inxhinierë dhe ka blerë studio lojërash teksa po zgjeron aktivitetet e saj të realitetit virtual dhe po ndërton arkitekturën që do të mbështesë projektin metaverse, një mjedis në internet.

Të gjithën duke përdorur lojëra dhe teknologji mediatike për të krijuar hapësira për komunikim dhe aktivitete të tjera.

Gjatë pesë viteve të ardhshme, grupi planifikon të krijojë 10 mijë vende pune në Bashkimin Evropian për të ndihmuar në ndërtimin e metaverse, që është pika kyçe për fazën tjetër të rritjes pas revolucionit të internetit celular të viteve të fundit.

Sakaq, në Athinë, qeveria synon të tërheqë investime teksa përpiqet të zgjerojë ekonominë e saj larg turizmit dhe të krijojë një mjedis më miqësor ndaj biznesit pas një krize financiare.

Që prej krizës, Greqia ka zhvilluar një sektor të lulëzuar të startup-eve që ka detyruar dhjetëra mijëra të rinj të kualifikuar të emigrojnë për të kërkuar punë.

Shumë prej tyre janë kthyer në shtëpi me përvojë ndërkombëtare që i ka bërë ata rekrutues potencialisht të vlefshëm për punëdhënësit shumëkombësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore