Aplikacione

Kompania Facebook riemërohet si Meta


Kompania Facebook po ndryshon emrin e kompanisë për të pasqyruar ambiciet e së ardhmes.

Shefi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka pohuar se emri i korporatës do të ndryshojë në Meta, duke e kthyer shërbimin e Facebook-ut në një filial të kompanisë, së bashku me Instagram-in dhe WhatsApp-in.

Agjencia e lajmeve, “CNN”, shkruan se riemërimi mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të riparuar reputacionin e Facebook-ut dhe për t’u shëruar nga një seri makthesh të rregullatorëve.

Ndryshimi i emrit, i cili u njoftua nga Zuckerberg gjatë konferencës së kompanisë për realitetin virtual dhe realitetin e shtuar, Facebook Connect, përputhet me fokusin e tij në rritje në metaverse.

Ai i referohet përpjekjeve për të kombinuar teknologjitë virtuale dhe të realitetit të shtuar në një sferë të re online.

“Kam menduar shumë për identitetin tonë teksa nisim këtë kapitull tjetër. Facebook është një nga produktet më të përdorura në historinë e botës”, ka dalluar Zuckerberg.

Ai ka vijuar se “sot, shihemi si një kompani e mediave sociale, por në ADN-në tonë jemi një kompani që ndërton teknologji për të lidhur njerëzit. Dhe metaverse është kufiri tjetër, ashtu si ishin rrjetet sociale kur filluan”.

“E di që disa njerëz do të thonë se kjo nuk është koha për t’u fokusuar në të ardhmen dhe dua të pranoj se ka çështje të rëndësishme për të punuar në të tashmen. Gjithmonë do të ketë”, ka theksuar Zuckerberg në një video fillestare. përpara fjalimit të tij kryesor.

Në vijim, ai ka shtuar se “ne jetojmë për atë që po ndërtojmë dhe teksa bëjmë gabime, vazhdojmë të mësojmë, të ndërtojmë dhe të ecim përpara”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore