
Një palë kufje të reja pa tela me energji diellore nga Adidas janë publikuar. Marka atletike u bashkua me Zound Industries për të prodhuar kufjet Adidas RPT-02 SOL, të cilat mund të karikohen me dritë natyrale ose artificiale.
Pajisjet solare nuk janë risi, prodhohet nga shumë kompani, por kufjet solare janë diçka e rrallë.
Vetë kufje janë të prodhuara nga plastika e ricikluar, e ofrojnë 80 orë “rezervë” të baterisë edhe kur gjendeni në ambient të errët dhe nuk janë të ekspozuara në rrezet e diellit.
Kufjet janë rezistente ndaj ujit me standardin IPX4, posedojnë mikrofon si dhe portin C për mbushje. Çmimi i tyre është 230 dollarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Diplomati gjerman: S’ka Asociacion nëse serbët në veri nuk marrin pjesë në zgjedhje