Jetesë & Stil

Komoditeti, nuk lidhet gjithmonë me luksin


Me njerëzit që kalojnë më shumë kohë në shtëpi, ndriçimi i butë dhe divanet me shkëlqim janë gjithnjë e më pak të kërkuara . Duke u rritur në Filipine farmacistja, Pearl De Guzman mendoi për rehatinë si diçka që i përkiste dhomave të gjumit që ajo pa në shfaqjet televizive perëndimore. Atje, jastëkët, qirinjtë, telat me dritë nuk ishin shumë të populluara. Bllokimi i pandemisë zhvilloi kreativitetin njerëzor.

Kështu ndodhi dhe me De Guzman e cila jetonte në një shtëpi një katëshe. Falë aplikacionit me famë botërore Pinterest, ajo filloi të krijonte hapësirën e saj. De Guzman me mbështetjen dhe ndihmën e xhaxhait të saj zdrukthëtar, ndërtoi mure për të ndarë dhomën e gjumit te vogël dhe cepin e zyrës, duke e zbukuruar me lule të thata.

Ndërsa interesi fillestar i De Guzman për të krijuar një dhomë komode ishte pjesërisht estetik, ajo ka arritur ta vlerësojë hapësirën e saj edhe më shumë për ndjenjën e rehatisë që jep. Veçanërisht si një punonjës i farmacisë në vijën e parë të frontit gjatë pandemisë. “Duke e parë tani, mendoj se është një nga arsyet pse jam akoma këtu dhe ende po përballem, madje edhe me virusin”, thotë ajo.

Interesi ynë global për të gjitha gjërat komode, nga pantofla me gëzof dhe zjarre të ndezura deri te dritat vezulluese dhe xhunglat e brendshme, është rritur gjatë pandemisë. Rehatia nuk është thjesht një qilim me gëzof apo një palë pizhame të buta. Është një ndjenje, një siguri, kënaqësi dhe mirëqenie.

“Realisht ideja është për të qenë në një hapësirë ​​ku ndiheni plotësisht rehat dhe ku ka një ndjenjë lehtësie”, thotë Lisa White, drejtoresha e stilit të jetës dhe ambienteve të brendshme.

Marketingu i një gjendje shpirtërore

Rritja e preokupimit aktual me rehatinë daton rreth vitit 2015-të. Vit ky i cili ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi kandidimin e tij për në detyrë. Parlamenti britanik prezantoi referendumin që përfundimisht do të çonte në Brexit dhe kulmin e krizës së refugjatëve në Evropë që arriti shifrën 1 milion. Koncepti danez Hygge është ndjenja e bashkimit komod dhe vlerësimi i kënaqësive të thjeshta që ndihmon në bartjen e danezëve nëpër dimra të gjatë e të ftohtë. Hygge, shpejt u bë marketing i artit. Një fjalë e përdorur për të shitur gjithçka, nga enët e gatimit qeramike te lojërat e partisë. Edhe kur kjo prirje arriti pikën e ngopjes, ide të tjera morën avull.

Kthehu tek natyra

Janë disa arsye pse njerëzit tërhiqen më shumë estetikisht ndaj rehatisë. Një nga arsye është se njerëzit tërhiqen nga bota natyrore. “Edhe nëse jeni brenda duke punuar dhe shikoni nga dritarja një pemë, ajo pamje e thjeshtë e diçkaje natyrore ka aftësinë për të mprehur përqendrimin tuaj. Për t’ju bërë më të përqendruar dhe në të njëjtën kohë për të lehtësuar stresin. Të keni në të vërtetë një ndikimi fizik në presionin e gjakut dhe qarkullimin e hormoneve të stresit ”, thotë ajo.

Efektet më të thella vijnë nga dalja në natyrë dhe kalimi i kohës në botën natyrore. Kështu duke bashkëvepruar me elementë dhe materiale natyrore si zjarri (qirinjtë), druri (kabina fshatar) dhe leshi (batanije të thurura).

Pandemia ka përshpejtuar fiksimin tonë për të gjitha gjërat komode. Megjithëse, rehatia si koncept është anatemë e shpejtësisë. Gjatë vitit të kaluar, jeta komode është zgjeruar përtej qirinjve të ndezur dhe pulovrave të leshta të dimrit Skandinav. Sot, ajo përfshin çarçafë të rrëmbyeshëm, bimë shtëpiake me gjethe, orendi në natyrë si gropa zjarri dhe kopshte të oborrit të shtëpisë. Madje edhe botë në internet si loja qetësuese e Nintendo Switch Animal të cilat i jep trendit mjaft hapësirë ​​për t‘u rritur në vende si ajo e De Guzman.

Tani, njerëzit, janë frymëzuar për të përfunduar vetë projekte për përmirësimin e shtëpive. Duke pikturuar mure dhe duke kultivuar bimë në vazo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore