
Komisioni i Nigerisë për të drejtat e njeriut ka caktuar një panel të posaçëm, roli i të cilit do të përfshijë hetimin e një raporti të agjencisë së lajmeve “Reuters” se ushtria drejtonte një program sekret aborti në luftën e saj kundër grupeve të armatosura në verilindje.
Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut (NHRC), i cili emërohet nga qeveria, tha në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit të martën se do të nisë panelin special javën e ardhshme në Abuja.
“Komisioni Kombëtar i të Drejtave të Njeriut do të inaugurojë të martën e 7 shkurtit një Panel të Posaçëm Hetimor të Pavarur për shkeljet e të drejtave të njeriut në zbatimin e operacioneve kundër kryengritjes në verilindje”, tha NHRC.
“Paneli, ndër të tjera, do të përqendrohet në hetimin e raportit të Reuters, i cili pretendonte se ushtria nigeriane ishte e përfshirë në abortin e shumë shtatzënive në verilindje në 10 vitet e fundit”.
Kolegji prej shtatë anëtarësh do të kryesohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë në pension Abdu Aboki dhe përfshin një gjeneral-major në pension, një përfaqësues nga Shoqata e Avokatëve Nigerian dhe një ekspert në obstetrikë dhe gjinekologji, tha NHRC.
Nuk ishte menjëherë e qartë se sa do të zgjaste hetimi dhe çfarë do të bënte paneli me gjetjet e tij. NHCR nuk ka kompetenca për të ndjekur penalisht shkelësit e të drejtave të njeriut, por mund të rekomandojë ndjekjen penale për shkelësit.
Një zëdhënës i NHRC-së nuk iu përgjigj thirrjeve dhe mesazheve të dërguara në celularin e tyre duke kërkuar detaje të mëtejshme.
Reuters raportoi në dhjetor, bazuar në dhjetëra dëshmi dëshmitarësh dhe dokumentacioni, se programi i abortit ushtarak përfshinte ndërprerjen e të paktën 10 mijë shtatzënive midis grave dhe vajzave, shumë prej të cilave ishin rrëmbyer dhe përdhunuar nga luftëtarët rebelë.
Ushtria nigeriane tha se nuk do të kryente një hetim sepse raporti nuk ishte i vërtetë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shtetet e Bashkuara: Një orka do të kthehet në oqean pas më shumë se 50 vitesh robëri
-
Kurti përkujton 24 vjetorin e dëbimit të dhunshëm të banorëve të Prishtinës: Republika e Kosovës dhe populli i saj nuk harron asnjëherë dhe nuk falë askë!
-
BE-ja ka miratuar një ilaç danez për humbje peshe për adoleshentët
-
Joseph: Moszbatimi i Marrëveshjes Kosovë-Serbi fitore e Rusisë dhe Kinës