Lajme

Komisioni i Reformës Zgjedhore zgjat mandatin deri në vitin 2023


Komisioni i Reformës Zgjedhore ka vendosur të shtyjë mandatin për gjashtë muaj.

Pra, sipas afateve të reja punimet e këtij komisioni do të zgjasin deri në mars të vitit 2023.

Kujtojmë që zgjedhjet vendore 2023 do mbahen në periudhën 16 prill-14 maj.

E premtja e 17 qershorit ishte mbledhja e parë e Komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Mbledhja e parë solli pikërisht konstituimin e këtij komisioni, i cili përbëhet nga 18 deputetë.

Mazhoranca socialiste ka nëntë anëtarë, demokratët kanë gjashtë anëtarë dhe anëtarët e tjerë janë Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi dhe Petrit Vasili nga Partia e Lirisë.

PS-ja ka caktuar si bashkëkryetar Sekretarin e Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ndërsa opozita i është përgjigjur në këtë pozicion me kreun e Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

Më 8 nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi diskutimet e radhës mbi disa çështje, ku ndër to, më e rëndësishmja, ishtë ajo e projektvendimit për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për realizimin e reformës zgjedhore.

Reforma zgjedhore ka qenë propozim nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, për ndryshime në Kushtetutë.

Nisur nga akuzat e tyre në zgjedhjet e 25 prillit, për mungesën e koalicioneve zgjedhore, PD-ja propozoi rikthimin e tyre në Kushtetutë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore