Komisioni Evropian propozon rregulla të reja për dëmet e produkteve të inteligjencës artificiale

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për të ndihmuar njerëzit e dëmtuar nga produktet që përdorin inteligjencën artificiale dhe pajisjet digjitale.
Diçka e tillë do të zvogëlonte barrën e provës për njerëzit që paditin për incidente që përfshijnë artikuj të tillë.
Komisioneri i Drejtësisë Didier Reynders ka treguar se do të krijonte një kuadër ligjor që do të ishte i përshtatshëm për epokën digjitale.
Dhe se në fokusin e direktivës do të jenë edhe makinat vetëdrejtuese, asistentët zanorë dhe motorët e kërkimit.
Nëse rregullat e reja miratohen, ato mund të zbatohen së bashku me Aktin e propozuar të BE-së për Inteligjencën Artificiale. Ndryshe ligji i parë i këtij lloji që vendos kufizime se si dhe kur mund të përdoren sistemet e inteligjencës artificiale.
Këto të fundit janë trajnuar për sasi të mëdha të dhënash ose informacioni për të lejuar makinat të kryejnë detyra që zakonisht do të konsideroheshin një çështje e inteligjencës njerëzore.
Por me direktivën e propozuar nga Komisioni Evropian do të ketë një “prezumim të shkakësisë” për ata që pretendojnë lëndime nga produktet e aktivizuara me inteligjencë artificiale.
Përdoruesit nuk do të duhet të zgjidhin këto sisteme të ndërlikuara për të provuar rastin e tyre, për sa kohë që mund të tregohet një lidhje shkakësore me performancën e inteligjencës artificiale të një produkti dhe dëmin e shkaktuar.
Referuar Komisionit Evropian, përdorimi me rrezik të lartë i inteligjencës artificiale mund të përfshijë produkte që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e dikujt.
Dhe se zbulimi i informacionit për produkte të tilla do t’i lejojë ata të fitojnë më shumë njohuri mbi përgjegjësinë.
Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Diplomati gjerman: S’ka Asociacion nëse serbët në veri nuk marrin pjesë në zgjedhje