Shqipëria

Komisariati përfshihet nga flakët, ndërron jetë i ndaluari


Gjatë orëve të mbrëmjes është regjistruar një incident i rëndë në Komisariatin e Policisë Numër 5.

Në rrethana ende të paqarta edhe për forcat e policisë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të komisariatit.

Si pasojë e plagëve nga zjarri, u dërguan në spital dy shtetas të ndaluar A. M., D. I. dhe një punonjës policie me iniciale H. B.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë zbulohet se shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore