Komandanti i KFOR-it ua shpreh “rëndësinë e vazhdimit të koordinimit”, drejtorit të AKI-së dhe të Policisë së Kosovës
Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, të premtën është takuar me drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, me të cilët ka diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të koordinimit në mes të institucioneve.
Takimi është bërë i ditur përmes një shkrimi në platformën ‘X’ nga KFOR-i.
“Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş sot është takuar me Drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në Camp Film City, në Prishtinë”.
“Gjatë takimit Komandanti i KFOR-it shprehu rëndësinë e vazhdimit të koordinimit ndërmjet institucioneve”, thuhet në njoftim.
Today, #KFOR Commander, MG Özkan Ulutaş met with Director of the Kosovo Intelligence Agency, Petrit Ajeti and General Director of Kosovo Police, Gazmend Hoxha, at Camp Film City, in Pristina. pic.twitter.com/ydUKopqJXF
— NATO Kosovo Force – KFOR (@NATO_KFOR) January 5, 2024
Më 4 janar, ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, vizitoi të enjten brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi fshatin Bërnjak, i cili shtrihet përgjatë Liqenit të Ujmanit në pjesën veriore të vendit.
Sveçla, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të enjten, vetëm pak orë pasi autoritetet serbe ia refuzuan kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës së banuar me shumicë shqiptare në pjesën jugore të Serbisë, shkroi se së bashku me zyrtarët policorë, bisedoi për nevojën e avancimit të kapaciteteve në menaxhimin efikas të brezit kufitar.
Ndërsa, ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, David Cameron, pas takimeve që zhvilloi me krerët e institucioneve kosovare, vizitoi të enjten edhe kampin e Forcës së NATO-s (KFOR) në Prishtinë, ku takoi komandantin turk të KFOR-it, Ozkan Ulutas, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ministria e Financave kërkon verifikim të disa llogarive për shtesat e fëmijëve
-
Abdixhiku: Kur elektorati rugovist bëhet një, s’ka asgjë që na ndalë
-
Limaj: Po t’i jepet mundësia, Vuçiç do ta përsëriste Banjën
-
Rrëfimi i ushtarëve të KFOR-it: Një shkëndijë e vogël mund të prishë gjithçka, duhet të jesh shumë i shpejtë në reagim
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi