Lajme

Komandantët ukrainas mund të vrasin ushtarët për mosbindje


Verkhovna Rada (Parlamenti ukrainas – AP) ka regjistruar një projekt-ligj që parashikon të drejtën e vartësve për të vrarë ushtarët e tyre.

Kjo, nëse ata largohen arbitrarisht nga vendet e tyre të dislokimit ose nuk zbatojnë urdhrat gjatë ligjit ushtarak.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat vendase, duke cituar faqen zyrtare të Kuvendit.

Sipas legjislacionit aktual, komandantët gjatë gjendjes ushtarake kanë të drejtë të përdorin armë kundër shkelësve, “pa çuar në vdekjen e një ushtaraku”.

Në versionin e ri, ata duan ta heqin këtë frazë.

Konsiderohen vepra penale sipas ligjit ushtarak: mosbindja, rezistenca ose kërcënimi i komandantit, përdorimi i dhunës dhe dezertimi.

Autorët e dokumentit janë deputetët e Shërbëtorit të Popullit: Maryana Bezuglaya, Oleksandr Aliksychuk, Oleksandr Bakumov, Sergei Grivko, Galina Tretyakova, Vitaliy Voitsekhovsky, Georgy Mazurashu, Oleksandr Fedienko.

Komisioni përkatës rekomandoi që projektligji të miratohej si bazë dhe në tërësi.

Por me sqarimin se përdorimi i armëve nga komandantët për të shkaktuar vdekjen përdoret vetëm nëse ekziston rrezik real për jetën e komandantit apo ushtarëve të tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore