Kolonja voton Olta Xhaçkën, merr 53.3% të votave

SHFLETO
Ana Gjoka
27.04.2021 12:09
Loading Icons...

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputet, në Bashkinë e Kolonjës.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe kandidate e Partisë Socialiste (PS), për Qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka marrë 53.3% të votave të zgjedhësve. Rezulton që ka 20% më shumë se opozita.

Procesi i numërimit në Kolonjë ka rezultuar në favor të PS-së, me 3 mijë e 666 vota. Partia Demokratike (PD) ka marrë 2 mijë e 299 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka marrë 765 vota.

Në këtë Bashki janë shpallur si të pavlefshme 451 vota, ndërsa të vlefshme janë shpallur 6 mijë e 876 prej tyre.

Kanë qenë plot 7 mijë e 327 votues, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kolonjë, nga 15 mijë e 331 zgjedhës të regjistruar.

Deri më tani, në rang kombëtar, PS ka marrë 703 mijë e 262 vota, ndërsa PD ka marrë 569 mijë e 540 vota. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) rezulton me 99 mijë e 315 vota.

Deri më tani janë numëruar 4 mijë e 851 qendra votimi nga 5 mijë e 199 prej tyre.