Lajme

Kollçaku: Buxheti i Kosovës do të mbështesë shumë projekte – prioritet mbetet shëndetësia


Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha- Kollçaku pas miratimit të buxhetit të Kosovës për vitin 2022, ka bërë të ditur se do të mbështetën shumë projekte për komunat, duke veçuar komunën e Pejës.

“Nga buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2022, i hartuar nga Qeveria Kurti dhe i miratuar në Kuvend, do të mbështeten shumë projekte në nivel vendi si dhe për secilën komunë veç e veç”, ka shkruar ajo në Facebook. 

Mulhaxha- Kollçaku shtoi se, “është e qartë që edhe Regjioni nga ku vij, dhe vendlindja ime Peja, po ashtu do të përfitojnë një pjesë të buxhetit për shumë projekte”.

Ajo thotë se ndarja e buxhetit duhet të ketë prioritet veçanërisht sektorin e shëndetësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës

“Për mua, shëndetësia mbetet prioritet mbi prioritete. Blerja e dy aparaturave, njëra për diagnostikim dhe tjetra për trajtim”.

Ndërkaq, theksoi edhe dy projekte më të rëndësishme në këtë sektor.

“Rezonanca magnetike për Spitalin Regjional në Pejë dhe aparatura e gjeneratës së fundit të radioterapisë për Klinikën e Onkologjisë, të dy këto projekte që do të jetësohen patjetër, edhe nëse do të ketë nevojë të shtohen mjete. Vetëm për këto dy projekte janë ndarë nga buxheti 2.3 milionë euro”.

Ajo shtoi se, “vetëm për këto dy projekte janë ndarë 2.3 milionë euro”.

Ndryshe, më 17 dhjetor, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektbuxhetin për vitin 2022.

Kanë qenë 65 deputetë që kanë votuar për buxhetin për vitin e ardhshëm.

Një deputet ka abstenuar, kurse asnjë nuk ka qenë kundër.

Buxheti i parashikuar për vitin 2022 kap vlerën prej 2 miliardë e 746 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore