Lajme

Kokaj: Personat që s’janë kompetentë po japin ‘ders’ shkencor


Deputeti Jahja Kokaj, LVV

Gjatë seancës së jashtëzakonshme për gjendjen pandemike me COVID-19 në Kosovë, në Kuvendin e Kosovës deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Jahja Kokaj, ka replikuar me deputetin e LVV-së, Ardian Gola, pasi që ky i fundit kishte bërë thirrje Qeverisë që t’i heq disa nga masat e marra së fundi kundër pandemisë.

Deputeti Koka ka thënë se asnjëri prej deputetëve nuk është kompetent që të flas për një çështje shkencore siç është rasti i pandemisë COVID-19, duke shtuar se deputetët po japin ‘ders’ shkencor pa pasur kompetencë.

“Fillimisht ky problem është shkencor dhe unë s’kam kompetencë të flas për këtë problem – por unë po flas për diskutimin e kolegëve të mi të nderuar që japin ders shkencor kur s’janë kompetent, e për këtë të mos humbim kohë”.

Ai ju ka referuar Fan Nolit rreth një thënie duke shtuar se “mbase unë nuk e them saktë, por thotë ‘kur deputetët i bien fyellit e atdheu digjet mozomakeq për atë ven’.

“Mua po më duket që me pesë-gjashtë orë sa janë këtu njerëzit flasin pa kurrfarë kompetence, njerëzit flasin përsëritje dhe flasin për çështje politike, kurse jo për zgjidhjen e problemit”.

Profesori Kokaj ka thënë se qytetarët janë duke u tallur me mënyrën se si deputetët po debatojnë mbi pandeminë.

“Jam duke marrë mesazhe se qytetarët janë duke u tallë me ne mbi mënyrën e diskutimit rreth kësaj çështje shkencore”, tha mes tjerash deputeti Kokaj.

Deputeti Jahja Koka, LVV

Deputeti Ardian Golaj në fjalimin e tij ka thënë se është e panevojshme që të mbahet maska në ambient të hapur.

“Edhe gjatë qeverisjes paraprake kam kritikuar vendimin për mbajtje të maskës në ambient të hapur. Masën për maskën mund ta vendosësh por nuk është mirë më pas kur nuk mund ta zbatosh. Bartja e maskave në mjedis të hapur është masa më jo efektive që me asnjë fakt shkencorë nuk është dokumentuar se ka pasur efekt. Madje mund të ndodh e kundërta që maska mund të shkaktojë probleme në organet respiratorë”, tha ai.

Deputeti Ardian Gola, LVV

“Unë i bëj thirrje Qeverisë që ta largojë këtë masë pasi nuk ka prodhuar asnjë efekt të mirë në menaxhimin e pandemisë”, deklaroi tutje Gola.

Ndërsa deputeti Ardian Gola i ishte referuar disa studimeve dhe statistikave të UNESCO-s, se shkollat duhet të mbyllën të fundit dhe të hapën të parat në rast se ato mbyllen.

“Sipas UNESCOS, deri në 17 trilion dollarë llogaritet humbja në të ardhurat jetësore të krejt këtyre gjeneratave të cilat janë duke përjetua mbylljen e shkollave”.

“Prandaj, po them se është fort me rëndësi me u bë një analizë ndërmjet efekteve afatgjata post-pandemike me efektet e drejtpërdrejta pandemike, siç është humbja e jetës së njerëzve, gjithmonë duke mos nënkuptua që jeta e njeriut është më pak e dhimbshme se sa efektet e gjata post-pandemike.”

“A më është fort me rëndësi me u bë një diskutim serioz për të gjithë studiuesit, profesionistët e fushave të cilët mblidhen dhe bëjnë analiza, të cilat pastaj përkthehen në politika publike të Qeverisë”, ka thënë Gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore