Sport

Koha përfundoi, Salernitana duhet të shitet së shpejti


Ka skaduar afati i dhënë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) për krerët e klubit të Salernitana-s në Serie A. FIGC nuk lejon që dy klube brenda të njëjtës ligë të zotërohen nga e njëjta familje, ose në lidhje miqësie deri në brezin e katërt.

Salernitana zotërohet nga Marco Mezzaroma dhe Enrico Lotito, që janë përkatësisht kunati dhe djali i Claudio Lotito-s, presidentit të Lazio-s.

Siç raportohet nga italiania “La Gazetta dello Sport”, koha e vënë në dispozicion për të shqyrtuar ofertat për shitjen e klubit ka përfunduar të hënën në mbrëmje. Tashmë do të duhet që klubi të shitet te pronarët e rinj.

Deri më tani, kanë mbërritur katër oferta për blerjen e klubit. Ato janë nga grupe italiane dhe të huaja, megjithëse nuk bëhet asgjë e ditur zyrtarisht rreth tyre.

E vetmja gjë që dihet me siguri është se Salernitana duhet të shitet së shpejti dhe madje kjo është ajo që kërkojnë edhe pronarët e rinj, pasi do të kishin mundësi të ndërhynin në merkaton e janarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore