Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), përmes një komunikate për media ka thënë se tërheqja e kursimeve nga Trusti është i imponuar.
Sipas Këshillit, kjo gjë nuk është bërë nga dëshira, por për shkak të situatës së rënduar ekonomike.
“Tërheqja e kursimeve nga Trusti nuk është vullnet i qytetarëve por një veprim i imponuar për shkak të situatës së rënduar ekonomike, për të siguruar një mbijetesë për një kohë të caktuar me shpresë se do të kenë mundësi më të mira në të ardhmen”.
Të njëjtit, kanë sqaruar se qytetarët e kanë mundësinë dhe të drejtën që si pronar të këtyre mjeteve të bëjnë ç’të dojë me to.
“Në anën tjetër askush përveç atij që i ka kursyer 50 % e që është i punësuari, nuk ka të drejt t’ia mohojë mënyrën e shfrytëzimit të këtyre mjeteve dhe se çdo veprim tjetër është në kundërshtim me të drejtat e njeriut aq më parë që shteti fare nuk garanton për sigurinë e mjeteve të kursyera për individë që kanë kontribuar”.
“Nëse humbin mjetet e kursimeve, qytetari mbetet i pakompensuar nga shteti prandaj kjo është edhe arsye shtesë që qytetari mund dhe duhet të ketë të drejtën, si pronar i këtyre mjeteve, të bëjë ç’të dojë me këto mjete”.
Sipas tyre, kjo ka mbetur zgjidhja e vetme për të zbutur situatën ekonomike.
“Sigurisht se ata qytetarë që e kanë gjendjen e mirë ekonomike nuk kanë nevojë të tërheqin këto mjete ndërkaq qytetarët në vështirësi të madhe ekonomike e kanë të domosdoshme t’i tërheqin këto mjete për nevoja elementare, për nevoja shëndetësore dhe për t’i mbajtur fëmijët e tyre të papunë”.
“Paratë e Trustit për grupet e cenueshme, në rrethanat aktuale nuk janë para për jetë por janë para për të siguruar një vdekje në kushte të dinjitetit minimal”, thuhet tutje në reagim.
Si zgjidhje për të përballuar rritjen dyfishore të inflacionit që ka varfëruar shportën e konsumatorit dhe ka ngadalësuar aktivitetin ekonomik, deputet e opozitës e kanë parë tërheqjen e Trust-it.
Rritja e çmimeve, ka qenë në disa raste mbi 100 për qind e ku rritje kishin pësuar shumica e produkteve dhe shërbimeve – nga mishi, mielli, vaji deri te materialet ndërtimore, rryma, nafta.
Për shkak se Qeveria e Kosovës nuk është duke ofruar zgjidhje tjetër edhe njohësit e fushës së ekonomisë kanë konsideruar se kjo është zgjidhja e vetme që ka mbetur.
Duam paret tona – opozita vazhdon betejën në Kuvend për tërheqjen e 30% të Trustit
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ish-kryeministri i Italisë: Clinton kishte vetëm një shqetësim: “Nëse Milloshevici e liron Rugovën, si pacifist, ai mund të flasë kundër bombardimit të NATO-s”
-
Hungaria s’e mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, kërkon progres në dialog
-
Britania dërgon 300 trupa për stërvitje të përbashkët me KFOR-in në Kosovë
-
Molliqaj: Nëse pushtetit i del papunësia 4%, 96% të mbetura janë manipulim
Lajmet kryesore
-
Feudalizmi i Futbollit: 12 Klube që Flasin Me Zë, Por Pa Mend dhe pa menduar
-
Qeveria miraton indeksimin e pensioneve, përfitojnë rreth 800 mijë pensionistë
-
Një komision ‘ursulacentrik’ me Francën dhe Spanjën si satelitë
-
A do të thirret para drejtësisë Besnik Bislimi për shkelje të “sovranitetit” dhe “integritetit territorial” të Kosovës?