Kosova

KMDLNJ për përleshjen në Kuvend: Bislimi ishte mysafir s’kishte të drejtë ta griste foton e opozitës


Foto nga përleshja fizike të enjten në Kuvendin e Kosovës.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar për përleshjet fizike që kanë ndodhur të enjten në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave.

KMDLNJ ka sqaruar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka pasur të drejtë ta grisë fotografinë e vendosur nga deputetët.

“Të gjithë të tjerët, kryeministri, presidentja, ministrat, z.ministrat konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit”.

“Besnik Bislimit, z.kryeministër i qeverisë së Kosovës sikur asnjë ministri nuk i takon dhe nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe statusin e tyre, si mysafirë”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

Nga ky këshill është thënë se kryeministri, presidentja, ministrat duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë përcaktuara nga Kuvendi i Kosovës.

“Të gjithë të tjerët, kryeministri, presidentja, ministrat, z.ministrat konsiderohen mysafirë dhe duhet t’i nënshtrohen rregullave që janë të përcaktuara nga Kuvendi e që nuk ndodhi në seancën e fundit. Besnik Bislimit, z.kryeministër i qeverisë së Kosovës sikur asnjë ministri nuk i takon dhe nuk kanë të drejtë të ndërmarrin asnjë veprim në kundërshtim me Rregulloren e Punës dhe statusin e tyre, si mysafirë”.

Por, sipas KMDLNJ-së një të drejtë të tillë e kanë pasur të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Këtë të drejtë e kanë pasur deputetët e pozitës sikur edhe çdo deputet në Kuvendin e Kosovës. Shkelje tjetër ishte kur po ky z.kryministër e gjuan me shishe uji deputetin Lushtaku”.

“Në këtë situatë, kryetari i Kuvendit, po të kishte pasur profesionalizëm dhe guxim do ta largonte nga seanca Besnik Bislimin sepse, si mysafir, në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit ndërmori veprime që nuk i takojnë sikur që sulmoi deputetin Lushtaku”.

Kritikues ky këshill është treguar edhe ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca i cili nuk e ka larguar Besnik Bislimin nga seanca.

“KMDLNj –ë është i sigurt se, nëse kryetari i Kuvendit do ta largonte nga seanca z.kryeministrin Besnik Bislimi, situata do të qetësohej dhe seanca do të zhvillohej në rrethana krejtësisht tjera”.

“Ndërkaq, si shkeljen më të rëndë që e bëri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ishte thirrja drejtuar policisë së Kosovës të intervenojnë sa ishte duke u zhvilluar seanca”.

Duke thënë se në historinë parlamentare të Kosovës asnjëherë nuk ka pasur ndonjë rast që kryetarët e Kuvendit kanë thirrur Policinë apo sigurimin e Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit fillimisht është dashur ta ndërpresë seancën e pastaj ta thërrasë Policinë e Kosovës që të ndërhyjë në qetësimin e seancës”.

“Të gjithë ata që e kanë përcjellur punën e Kuvendit, qoftë si monitorues apo përmes mjeteve të informimit janë dëshmitarë se ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nuk ka lejuar pjesëtarët e sigurimit – policisë as të hyjnë brenda Kuvendit e lëre më të ketë bërë ftesë për intervenim ndonëse situata e përshkallëzuar në atë kohë ishte shumëfishë më e rrezikshme dhe me pasoja të mundshme se që ishte në seancën e fundit”.

Lidhur me përleshjet fizike që ndodhën në Kuvendin e Kosovës të enjten Prokuroria ka nisur hetimet.

Ndërsa të premten janë intervistuar zv.kryeministri Besnik Bislimi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku.

“Tempulli i demokracisë në sallë përleshjesh” – krejt çfarë ndodhi në Kuvend dhe më pas

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore