Një ngjarje e pazakontë dhe e rrallë mund të ndodhë në këtë sezon të elitës së futbollit italian, Serie A.
Bëhet fjalë për përjashtimin e mundshëm nga liga të klubit të Salernitana-s në mes të këtij sezoni.
Kjo gjë do të ndodhë, në rast se pronësia e klubit të Salenritana-s nuk kalon te ndonjë pronar tjetër deri më datën 31 dhjetor të këtij viti.
Kjo pasi që pronar aktual i klubi të lartcekur është i njëjti që ka në pronësi edhe skuadrën e Lazio-s, Claudio Lottito.
Ligjet në Federatën e Futbollit të Italisë (FIGC), ndalojnë që dy klube nga Serie A të jenë në pronësi të një personi, megjithatë, Lotito kishte kërkuar nga FIGC që Salernitana mos të përjashtohet nga liga, derisa ai të gjejë një investitor të ri.
Lidhur më këtë kërkesë të tij, ishin pajtuar edhe të gjitha klubet nga Serie A, të cilët votuan pro këtij propozimi, që përjashtimi i Salernitana-s të shtyhet.
Vetëm dy klube, Lazio dhe Salernitana nuk votuan, ndërsa të gjithë presidentët e klubeve tjera ishin për t’i dhënë më shumë kohë klubit.
Megjithatë, FIGC ka fjalën e fundit dhe një takim për të diskutuar këtë çështje do të zhvillohet të martën e ardhshme.
Në të kundërtën, në gjysmësezonin e dytë, Serie A do të mbetej me 19 ekipe, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e saj.
Dhe, në rast se kjo do të ndodhë, atëherë ligji i FIGC thotë se “të gjitha ndeshjet e klubit të përjashtuar nga liga, do të anulohen”.
Kjo do të thotë se të gjitha ekipet që kanë fituar pikë nga Salernitana, do të zbriten, ndërsa deri më tani nuk kanë zhvilluar ndeshje me ekipin nga Campania, vetëm Inter dhe Udinese.
Nga kjo zgjidhje do të përfitonin skuadrat që humbën përballë formacionit të Colantuono-s (Genoa dhe Venezia), që nuk do të ndryshonte renditjen e tyre.
Kujojmë që klubi i Salernitana-s nuk po kalon momente aspak të mira në Serie A. Ata gjenden në vendin e fundit në tabelë, me vetëm tetë pikë të grumbulluara në 17 ndeshje të zhvilluara.