Sport

Klubi i Armando Brojës kalon nga pronësia kineze tek ajo serbe


Klubi i Southampton-it në Premier League-n angleze, ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, ka ndërruar pronar.

Tashmë “shenjtorët” do të jenë në duart e biznesmenit serb, Dragan Solak-ut, që operon në fushën e medias.

Operacioni i shitjes së klubit kushtoi rreth 100 milionë paund. Solak-u bleu 80% të aksioneve që ishin nën zotrimin e sipërmarrësit kinez, Gao Jisheng-ut. Ky i fundit kaloi në krye te klubit në 2017.

Solak-u është themelues dhe president i “United Group”, një kompani televizive kabllore, interneti dhe telefoni celular që operon në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

Gjithashtu, “United Group” ka të drejtën për të transmetuar ndeshjet e Premier League-s në Serbi.

Kështu sipërmarresit kinez po largohen gjithnjë e më shumë nga futbollit evropian. Deri më tani kanë mbetur vetëm katër kompani që zotrojnë klube të mëdhenj: Inter (Suning), Wolverhampton (Fosun), Espanyol (Rastar Group) dhe Granada (Grupi i Desportit).

Megjithatë, ka ende pakicë në klube si Lyon, Manchester City, apo dhe Slavia Praha.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore