Sport

Klubet italiane në garë për talentin e Marselle


Gjigandët e njohur italian, si Milan-i e Juventus-i, janë të interesuar për të transferuar futbollistin e skuadrës së Marselle, Boubacar Kamara.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, dy klubet e njohura italiane janë në garë për të transferuar  mesfushorin 21 vjeçar që në afatin kalimtar të janarit.

Drejtuesit e klubit të Milan-it ishin të interesuar për të marrë Kamara-n edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por Marselle kërkonte një shumë të madhe për ta lënë të lirë futbollistin e tyre.

Kamara-s i skadon kontrata me klubin francez, në qershor të vitit të ardhshëm, andaj drejtuesit e klubit do të ishin të kënaqur ta transferojnë futbollistin e tyre me ndonjë shumë parash, para se ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit.

Kujtojmë që Boubacar Kamara ka ardhur nga akademia e klubit të Marselle, i cili me klubin e parë ka luajtur një rol të rëndësishëm në mesfushën e ekipit francez.

Vlera në treg e futbollistit në fjalë, llogaritet të jetë rreth 30 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore