Sport

Klubet e mëdha italiane janë në garë për transferimin e Morata-s


Sulmuesi i njohur spanjoll, Alvaro Morata, thuhet se ka rënë dakord me Romën, por Inter, Juventus dhe Milan janë gjithashtu të interesuar për futbollistin e Atletico Madrid-it.

Morata duket se ka gjasa të kthehet në Serie A pavarësisht se ka nënshkruar një zgjatje të kontratës me skuadrën e tij.

Gjigantët e La Liga-s së shpejti do të konfirmojnë zgjatjen e kontratës së tij deri në vitin 2026, por sipas edicionit të shtypur të së dielës të “La Gazzetta dello Sport”, marrëveshja e re përfshin një klauzolë lirimi që do të shkojë nga 12 deri në 20 milionë euro.

Si “Gazzetta” ashtu edhe “Corriere dello Sport” raportojnë se Roma i ka ofruar Morata-s një marrëveshje prej 4.5 milionë euro plus 500 mijë të tjera shtesa deri në qershor 2027.

Gazeta me bazë në Romë pretendon se Morata e ka pranuar tashmë ofertën e Romës.

Megjithatë, ka më shumë klube të Serie A të interesuara për spanjollin. Juventus, Inter dhe Milan po monitorojnë të gjithë Alvaro-n, veçanërisht duke marrë parasysh klauzolën e tij të përballueshme.

Drejtori i Inter-it, Beppe Marotta e solli Morata-n në Juventus në vitin 2014 dhe është ende një admirues i 30-vjeçarit.

Nga ana tjetër, Juventusi do të merrte në konsideratë nënshkrimin e tij nëse Dusan Vlahovic largohet te PSG.

Romelu Lukaku besohet të jetë objektivi kryesor i bardhezinjve, por transferimi i tij varet nga sa shpejt PSG do të dërgojë ofertën e tyre për Vlahovic.

Nëse vjen shumë vonë dhe ndërkohë Lukaku zgjedh një skuadër tjetër, atëherë Juventusi do të përpiqet të rikthejë Morata-n sërish në klub.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore