Shqipëria

KLSH kallëzon 5 punonjës të Kadastrës në Lushnje për shpërdorim detyre


Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje janë kallëzuar pesë punonjës të Kadastrës nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Referuar vetë KLSH-së, punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre

Autoriteti njofton se kjo ka ardhur pas zhvillimit të auditimit me objekt “Mbi procedurën e pranimit dhe administrimit të dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme dhe auditimin e ligjshmërisë dhe përputhshmërisë në kryerjen e procedurave të legalizimit për periudhën e funksionimit”.

Auditim ky, i kryer në Drejtorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (DVASHK) Lushnje.

Ndërkaq, KLSH-ja ka treguar se prej audititmit janë konstatuar një sërë veprimesh dhe mosveprimesh të ndërmarra nga ana e ish-drejtorit të ALUIZNIT, Drejtoria Rajonale Lushnje, ish drejtorit të DVASHK Lushnje, një Përgjegjës Sektori dhe dy specialistë në DVASHK Lushnje.

Dhe se këto akte në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore që normojnë detyrën e tyre funksionale, “kanë sjellë si pasojë dëmtimin e rëndë të interesave të ligjshme të shtetit dhe/ose personave të tretë”.

Prandaj dhe KLSH-ja ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje kallëzimin penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore