Shqipëria

KLP voton dy prokurorët e rinj të SPAK


Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi këtë të mërkurë të 31 korrikut emërimin në detyrë si prokurorë të rinj të SPAK të prokurorëve Anita Jella dhe Bledar Maksuti.

Anëtarët e KLP kanë vendosur se Jella i plotëson kushtet për të ushtruar detyrën në Prokurorinë e Posaçme.

Ajo ka kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe atë të verifikimit të pastërtisë së figurës.

Kështu me 8 vota pro, Jella është votuar prokurorja e re e SPAK.

Në lidhje me kandidatin tjetër, Bledar Maksutin, Komisioni i Posaçëm në SPAK ka kryer verifikimet për pasurinë dhe pastërtinë e figurës duke theksuar se Maksuti i plotëson kushtet e sigurisë për të ushtruar detyrën.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë me 8 vota pro miratoi ngritjen në detyrë për një mandat 9-vjecar të prokurorit Bledar Maksuti në SPAK.

I treti, i cili nuk u klasifikua nga komisioni i posaçëm I përbërë nga Behar Dibra dhe Eneid Nakuçi, është prokurori që ishte shpallur fitues nga KLP, Ndini Tavani.

Tavani kërkoi pezullim të mbledhjes përmes një letre pasi e konsideroi të padrejtë vendimin e komisionit që e kishte ndaluar për t’u emëruar ndonëse ishte shpallur fitues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore