Lajme

Klinaku, Kurtit: Asociacioni mund të sjell luftë


Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL- UÇK), Faton Klinaku, i ka reaguar Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi që ky i fundit tha se shkëmbimi i territoreve është “një recetë për luftë e gjakderdhje”.

Përmes një postimi në Facebook, Klinaku ka thënë se “pikërisht është e kundërta”, pasi që ai ka vlerësuar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, i pranuar nga Kosova, “mund të sjell luftë”.

Në një intervistë për televizionin austriak “ORF-TVthek” të hënën, Kurti, ndër të tjera, duke kundërshtuar idenë e shkëmbimit territoreve, si një zgjidhje e mundshme e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se një opsion i tillë mund të sjell luftë.

 

“Çfarë do të mund të ndihmonte në rajon për siguri dhe pajtim, është një balancë apo simetri në të drejtat e minoriteteve, ndërsa shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje”, ka thënë Kurti.

Nenet kryesore të draft-statutit “modern” të Asociacionit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore