Lajme

Kinë/ Macja qan sapo dëgjon zërin e pronares (VIDEO)


Videoja e një maceje që qan para kamerës ka prekur njerëzit në internet. Atë e kishte lënë vetëm në shtëpi pronarja, e cila ishte larguar për të festuar Vitin e Ri Hënor, në Kinë.

Zonja, para se të largohej, kishte instaluar një monitor për të kontrolluar shtëpinë dhe macen në mungesë të saj. Në një moment, sapo macja dëgjoi zërin e pronares, filloi të qante.

Vetë e zonja e shtëpisë, znj.Meng, publikoi videon e regjistruar nga telefoni i saj. Meng, e cila jeton në Xuzhou, kishte shkuar për festën tradicionale kineze të Vitit të Ri në shtëpinë e prindërve të saj në një qytet afër.

Videoja tashmë ka pasur mbi dhjetë milionë shikime. Vajza shpjegoi se e kishte lënë macen në shtëpi, nga frika se nuk mund të mësohej me shtëpinë e prindërve të saj. Por ishte siguruar të kishte ushqim dhe ujë të mjaftueshëm për macen.

Por, duke qenë shumë e lidhur me të, ajo kishte vendosur kamera për ta mbikëqyrur, që gjithçka të shkonte mirë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore