Lajme

Kina zbret me sukses roverin në planetin Mars


Media shtetërore kineze ka bërë me dije lajmin se Kina ka zbarkuar me sukses një objekt kozmik në planetin Mars.

Roveri “Zhurong”, i cili është një robot me gjashtë rrota,  kishte si destinacion Utopia Planitia-n, një terren i gjerë në hemisferën veriore të planetit.

Visitors to an exhibition on China’s space program look at a life size model of the Chinese Mars rover Zhurong, named after the Chinese god of fire, at the National Museum in Beijing on Thursday, May 6, 2021. China has landed a spacecraft on Mars for the first time in the latest advance for its space program. The official Xinhua News Agency said Saturday, May 15, that the lander had touched down, citing the China National Space Administration. (AP Photo/Ng Han Guan)

Ulja e suksesshme është një arritje e jashtëzakonshme, duke pasur parasysh natyrën e vështirë të kësaj manovre.

Deri tani, vetëm amerikanët e kanë zotëruar mjeshtërinë e zbarkimit në Mars. Të gjitha vendet e tjera që e kanë provuar kanë dështuar.

Presidenti kinez, Xi Jinping, e përgëzoi ekipin e misionit për “arritjen e jashtëzakonshme”.

Thomas Zurbuchen, kreu i shkencës në agjencinë hapësinore të SHBA-së, NASA, gjithashtu uroi grupin e shkencëtarëve kinez për suksesin e misionit të tyre.

“Së bashku me komunitetin global të shkencës, unë shpresoj në kontributet e rëndësishme që ky mision do të japë në informacionet e njerëzimit për Planetin e Kuq”, tha ai.

Roboti preku sipërfaqen e Marsit, të shtunën në orën 07:18, me orën e Pekinit.

U deshën 17 minuta për të shpalosur panelet diellore dhe për të dërguar një sinjal në Tokë.

Zhurong, që do të thotë Zoti i Zjarrit, u dërgua në Mars me sondën hapësinore, Tianwen-1, e cila mbërriti mbi planet në shkurt.

FILE – This file image made available by the China National Space Administration on Dec. 16, 2020, shows the Tianwen-1 probe en route to Mars. China’s first Mars rover will be named Zhurong after a traditional fire god, the government announced Saturday, April 24, 2021. The rover is aboard the Tianwen-1 probe that arrived in Mars orbit on Feb. 24 and is due to land in May to look for evidence of life. (CNSA via AP, File)

Sonda më pas kaloi kohën duke vëzhguar Utopinë dhe duke marrë imazhe me rezolucion të lartë për të përcaktuar vendin më të sigurt për të ulur robotin.

Problemi kryesor i kryerjes së manovrës së uljes ishte koordinimi kohor me robotin. Distanca aktuale nga Marsi është 320 milionë kilometër, që do të thotë se mesazhet e radios marrin gati 18 minuta për të arritur në Tokë.

Ulja në Mars është gjithmonë një sfidë e frikshme, por qeveria kineze ka besim t’i hyjë kësaj sfide pasi ambiciet e saja hapësinore janë të mëdha, shkruan agjencia mediatike BBC.

“Kina është një komb që ka dërguar robotë në Hënë dhe ka sjellë mostra hënore përsëri në Tokë. Këtë muaj ajo nisi segmentin e parë të një stacioni hapësinor mbi planetin tonë”.

Roboti peshon rreth 240 kilogram furnizohet nga panele diellore.

Ashtu si robotët amerikanë, Zhurong ka një mjet lazer për të analizuar shkëmbinjtë dhe një radar për të kërkuar për ujë apo akull nën sipërfaqe.

Utopia Planitia është vendi ku NASA zbarkoi misionin e saj Viking-2 në vitin 1976.

Vendi është një pellg kolosal që u formua nga një përplasje në fazat e fillimit të planetit të Marsit.

Ka disa prova që tregojnë se shumë kohë më parë, aty kishte ekzistuar një oqean.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore