Lajme

Kina vendos sanksione ndaj kompanive amerikane për shitjen e armëve në Tajvan


Kina ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive amerikane për përfshirjen e tyre në shitjen e armëve në Tajvan, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

Ai tha se korporata Lockheed Martin ishte e përfshirë drejtpërdrejt në shitjen e armëve amerikane në Tajvan dhe se Northrop Grumman ishte përfshirë në disa transaksione të tjera në të cilat Tajvani bleu armë amerikane, raporton Reuters.

“Në përputhje me Ligjin për Sanksionet kundër Personave të Huaj, Kina ka vendosur të vendosë sanksione ndaj këtyre korporatave amerikane të mbrojtjes”, tha Mao.

Ai tha se qeveria amerikane po furnizon qëllimisht me armë “rajonin e Tajvanit të Kinës”, pavarësisht kundërshtimit të Pekin-it, duke thënë se shkel parimin e një Kine, se është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe normat themelore që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara po shkojnë në rrugën e gabuar duke armatosur Tajvanin”, shtoi Mao, duke theksuar se Kina i bën thirrje SHBA-ve “të respektojnë sinqerisht parimin e një Kine dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta midis Kinës dhe SHBA-ve”, dhe ndalojnë shitjet e armëve në Tajvan.

“Përndryshe, do të ketë një përgjigje vendimtare nga Kina”, ravijëzoi Mao.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore