Lajme

Kina, thirrje popullsisë të vaksinohet kundër COVID-19


Në Kinë, problemi nuk duket se është mungesa e vaksinave. Me shpërthimin e COVID-19 dhe mbajtjen e virusit nën kontroll kryesisht në shtëpi, nuk ka shumë njerëz që duan të vaksinohen.

Më 21 mars, zyrtarët kinezë të shëndetësisë i bënë thirrje publikut të vaksinoheshin kundër COVID-19, por duke mos dhënë garanci.

Autoritetet do vazhdojnë të kërkojnë karantinimin 14-ditor për shtetasit që mbërrijnë në Kinë, edhe nëse këta të fundit do të jenë vaksinuar.

“Kina do të vazhdojë të implementojë masat aktuale për të kontrolluar dhe parandaluar rastet e importuara me COVID-19”, pohoi Feng Zijian, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kineze të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, në një konferencë për shtyp.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, deri më 20 mars janë injektuar 75 milionë doza vaksinash. Numri i të vaksinuarve është më i ulët, për shkak se disa njerëz kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Kina, me 1.4 miliardë banorë, ka një normë shumë më të ulët të vaksinimit sesa vendet e tjera. Gjatë pandemisë, Kina ka raportuar 90 mijë e 99 raste me COVID-19.

Zyrtarët kinezë duan të vaksinojnë mjaft njerëz, për të arritur imunitetin e tufës. “Për shkak se shpërthimi nuk ishte i përhapur në Kinë, një pjesë relativisht e vogël e popullsisë fitoi imunitet përmes infeksionit në të kaluarën”.

He Qinghua, një zyrtar i Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, u sugjeroi njerëzve që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të fitojnë imunitet.

Ai, gjithashtu, vuri në dukje shqetësimet për efektivitetin e vaksinave kundër varianteve të reja të coronavirus-it.

Wang Huaqing-u, një ekspert i imunizimit në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Kinë, shprehu shqetësimin se vaksina në disa raste nuk ka arritur të parandalojë infektimin me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore