Bota

Kina po vonon kërkimet për origjinën e coronavirusit


Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deklaroi në daljen e rradhës, se Kina ende nuk i ka dhënë ekipit ndërkombëtar të ekspertëve autorizimet e nevojshme për mundësimin e kërkimeve rreth origjinës së coronavirusit.

“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë nxjerrë ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë. Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se misioni është një përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar”, u shpreh Tedros.

“Ne kemi besim dhe shpresojmë se kjo është vetëm një çështje logjistike dhe burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt”, është shprehur gjithashtu shefi i emergjencave, Michael J. Ryan në OBSH, gjatë fjalimit të tij në konferencë.

Po ashtu kreu i OBSH, njoftoi se sipas burimeve të shtetit të Kinës, proceset janë duke u përshpejtuar.

Sipas marrëveshjeve të zhvilluara bashkërisht midis OBSH-së dhe qeverisë kineze  një ekip shkencëtarësh do të ngrihej për të zhvilluar kërkime në qytetin e Wuhan-it, rreth origjinës së coronavirusit, Wuhan ka raportuar i pari shpërthimin e coronavirusit në dhjetor të 2020.

Ndërkohë dy anëtarë të ekipit kishin nisur fluturimin, por zyrtarët kinezë njoftuan se nuk kanë përfunduar ende lejet e nevojshme për të mundësuar kërkimin.

Dyshime të shumta janë ngritur rreth veprimeve të Pekinit gjatë shpërthimit të coronavirusit prej disa analistëve dhe personaliteteve, përfshirë Presidentin Amerikan Donald Trump.

Megjithatë Kina ështe përgjigjur se akuzat nuk janë të vërteta./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore